Sipas gazetës së Mynihut, “TZ”, e vetmja çështje e mbetur për t’i dhënë një përgjigje për sa i përket merkatos së Bajernit tani është huazimi (ose jo) i mesfushorit 20-vjeçar Renato Sançes.
Portugezi ka fituar sfidën e tij të parë në këtë fillim sezoni, duke bërë që Karl-Hainc Rumenige të mos pranojë asnjë ofertë për shitjen e tij, ndryshe nga sa mund të ketë menduar më parë. Shohim se cila do jetë sfida e tij e radhës, lufta për një vend në mesfushën bavareze apo grumbullimi i minutave të vazhdueshme në një ekip tjetër përgjatë këtij sezoni.
Trajneri Karlo Ançeloti ia la derën hapur për largim me ato që tha në konferencë, por ndoshta djaloshi do të rrezikojë, edhe pse po vjen Kampionati Botëror.