“Toti? i kam thënë gjithçka që kisha për t’i thënë. Ai të mendojë ç’të dojë, për mua përfaqëson një pjesë të zemrës sime, sepse më ka dhënë shumë. Ndërmjet meje dhe tij nuk ka asgjë të paqartë, do të jem i kënaqur që ta përshëndes nëse do e takoj. E kam takuar te shorti i Champions, shpresoj që të bëjë atë që donte të bënte”. Kështu, Luçiano Spaleti i ka replikuar kapitenit verdhekuq që, përpara kthimit për në Romë të trajnerit të Interit, kishte thënë se “nuk do të përqafojë ish-trajnerin e tij”. Spaleti, gjithsesi preferon të flasë për Interin e tij. “Duhet të mësojmë nga skuadra si Roma për t’u bërë të mëdhenj”, ka thënë ai.
NËNTA – Përsa i përket “falso nueve”-s, ose nëntë false të një kohe (Toti), Spaleti mendon për nëntën e tij aktuale te Interi, Mauro Ikardin. “Tani jam një 9 të vërtetë. Ai dhe Perisiç janë dy lojtarë të mëdhenj. Nuk do të firmosja për të marrë me Interin të njëjtat rezultate që kam marrë me Romën. Kjo është një skuadër yjesh, ndonjëri duhet thjesht t’i hiqet pluhuri, por mbetet e tillë. Nuk dua të vendos limite dhe mendoj gjithmonë se lojtarët e mi janë më të mirët”.
ROMA – “A mund të ndikojë pritja? Jo, nëse nuk luajmë si skuadër kundër këtyre skuadrave të mëdha, do ta pësojmë. Është e qartë se ndeshja me Romën, për mua, është e veçantë, por nuk dua të shoh rënie në skuadrën time, si ndaj Fiorentinës në 30’ e fundit. Duhet të bëhemi si Roma”.