Është hedhur vetëm para pak çastesh shorteu i fazës në grupe në Ligën e Kampioneve. Shorteu ka qenë i jashtëzakonshëm, duke dhuruar përballje të mëdha që në fazën në grupe.
Kampionët në grupin e ferrit – Reali i Madridit kampion në fuqi do të ketë një grup shumë të fortë, së bashku me Dortmundin, Totenhamin dhe APOEL-i që do të jetë “viktima” e tyre. Reali gjen përsëri Borusian në rrugën e vet, ashtu si ndodhte në sezonin e kaluar.
Juventusi gjen Barcelonën – Finalisti i sezonit të kaluar Juventusi do të ketë gjithashtu një grup të vështirë, teksa do të jetë në grupin D së bashku me Barcelonën, Sportingun e Lisbonës dhe Olimpiakosin e Besnik Hasit. Barcelona dhe Juventusi u përballën në gjysmëfinale në Champions në sezonin e kaluar.
Bajerni kundër Nejmarit – Një tjetër pretendent për trofeun në këtë sezon, Bajerni ka një grup jo shumë të lehtë. Në gruipin B Bajerni do të përballet me PSG-në e Nejmarit, PSG-në të cilës i druhej Ançeloti. Me gjermanët dhe francezët favoritë, Anderlehti dhe Sëlltiku duket se do të garojnë për një vend në Ligën e Evropës.
Qeshin Mançesterët dhe Liverpuli – Shorti ka qenë shumë bujar me Liverpulin, por edhe dy klubet e Mançesterit nuk mund të qahen.
Agolli përballë të mëdhenjve – Short delikat dhe për Çelsin e Kontes që në grupin C do të përballet me rivalë tepër të vështirë si Atletiko e Madridit dhe Roma. Në këtë grup do të jetë dhe Karabagu i Ansi Agollit, i cili do të shijojë përballje spektakolare.