Dortmundi ka një fenomen 12-vjeçar, por diçka nuk shkon

Quhet Jusufa Mukoko, është 12 vjeç dhe luan me ekipin U-17 të Dortmundit! A është normale? Te Dortmundi janë të bindur se gjithçka është në rregull, sepse tregojnë pasaportën, që shkruan se djaloshi ka lindur më 24 nëntor 2004.

Megjithatë, ka disa gjëra të habitshme: fizikisht Mukoko është superior ndaj 17-vjeçarëve me të cilët luan dhe dje shënoi 4 gola në fitoren 6-1 kundër Viktoria Këlnit.


I lindur në Kamerun, Mukoko ka shënuar 8 gola në 3 ndeshjet e para të kampionatit të ri dhe gjithnjë e më shumë ngrihen pikëpyetje rreth moshës së tij reale, edhe pse i ati këmbëngul se nuk ka arsye për dyshime dhe se nëna e djaloshit, Maria, është vetëm 28 vjeç.

Ndërkaq, trajneri i Dortmundit U-17 shprehet: “Mund të them vetëm gjëra të mira për të. Ai ka dëshirë të luajë me lojtarë më të mëdhenj se vetja dhe nuk do të ishte e ndershme ta mbanim te U-15”.

Sezonin e shkuar Mukoko shënoi 33 gola te Dortmundi U-15.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *