Histori fatkeqe nga Bundesliga, ku si rastësisht gjithçka lidhet me Hamburgun. Klubi i famshëm ka vite që rrezikon rënien nga Bundesliga dhe e ka nisur sezonin me eliminim nga kupa, ndërsa në atë takim u dëmtua edhe Mërgim Mavraj.
Dje Hamburgu fitoi 1-0 ndaj Augsburgut, duke marrë 3 pikët e para të sezonit, por festa u zbeh nga ngjarja e çuditshme me autorin e golit, mesfushorin e rëndësishëm Nikolai Myler.
Në minutën e tetë Myler shënoi dhe gjatë festimit me disa pirueta ra keq dhe ndjeu dhimbje të forta në gju. Shokët po festonin mbi të, kur e kuptuan që diçka nuk shkonte dhe thirrën stafin mjekësor.
Zëvendësim i menjëhershëm, ndërsa pas ndeshjes erdhi lajmi tronditës: “Myler ka këputur ligamentin krocat në gjurin e djathtë dhe do të mungojë rreth 7 muaj”. Më ters se kaq nuk ka, sepse Myler mund të shitej për disa milionë euro këto ditë, duke qenë se refuzonte rinovimin.
Lindo festejo se mandó Nicolai Muller para el gol del Hamburgo.
? pic.twitter.com/cxmg23NRT2— Dj Sordo (@sordo) August 20, 2017