Uesli Shnajder ka zbarkuar në Nicë, ku pritet të firmosë me klubin bregdetar francez. Tashmë 33-vjeçar, Shnajder mbetet një futbollist klasi dhe për Nicën është një tjetër goditje e madhe, pas Mario Balotelit vjet.
Shnajder e Baloteli futuan gjithçka tek Interi në vitin 2010 dhe tashmë synojnë të udhëheqin drejt suksesit Nicën, që sezonin e shkëlqyer mahniti, duke u renditur shumë pranë kreut, aq sa kryesoi për disa javë.
Shnajder transferohet falas te Nica, pasi mbylli kontratën me Gallatasarajin, një ndër klubet ku ka lënë gjurmë, sepse ka fituar titull edhe me Ajaksin, Realin e Interin.