Uhrin: Dëshironim fitore pa pësuar, e ndërlikuam shumë

Trajneri i Mlada Boleslavit, Dushan Uhrin, e ka pranuar pas ndeshjes kundër Skënderbeut se jo gjithçka shkoi sipas planit të tij.

Pjesa e parë ishte shumë e mirë, patëm disa raste të pastra dhe e kontrolluam ndeshjen. Mbrojtja funksionoi, nuk i dhamë asnjë hapësirë kundërshtarit dhe bëmë një punë perfekte. Megjithatë, në pjesën e dytë humbëm ritmin e lojës.

“Dëshironim fitore pa pësuar gol, ndaj më vjen keq, sepse tani na ndërlikohen shumë punët, por do të shkojnë më Shqipëri për të sulmuar dhe t’u kualifikuar me fitore. I kemi dhënë një shans Skënderbeut dhe kjo ishte e panevojshme, por gjithsesi do të luftojmë për të shënuar sa më shpejt dhe për të fituar”.

Ndërkaq, sulmuesi kryesor i Mladas, autori i golit të parë Hramosta, tha: “Jam i lumtur që goli im vlejti për të marrë fitoren, jam në formë mjaft të mirë dhe po shënoj rregullisht. Më vjen keq që nuk fituam më pastër, duhej të kishim shënuar më shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *