Federata turke e futbollit ka bërë me dije se ka shkarkuar nga detyra e trajnerit të kombëtares 63-vjeçarin Fatih Terim. Terim ishte në krye të kombëtares turke që nga vitin 2013.
Mediat turke kanë bërë me dije se shkaku i vërtetë i largimit të Fatih Terim ka të bëjë me përfshirjen e tij në një sherr me pronarin e një restoranti në Stamboll.
Ish-trajneri i Fiorentinës, Milanit dhe Gallatasarajit është parë në një video duke u përleshur me pronarin e një restoranti. Mediat turke kanë bërë me dije se Terim së bashku me nipat e tij kanë lënduar të paktën 5 persona.
Nëpërmjet një komunikate federata turke ka bërë me dije prishjen me konsensus të marrëveshjes me “Perandorin”.