Duro lëshon bombën: Nëse na heqin pikë, do të largohem

 

Trajneri i Flamurtarit: “Nga informacionet që kam, s’do të ndodhë, edhe presidenti më ka siguruar. Merkato? Kanë ardhur lojtarë cilësorë dhe me konkurrencë. Alvesh i yni, i vetmi që është paguar 100%”

Shpëtim Duro, i ftuar në Rubrika Sportive në RTSH, ka hedhur poshtë njëherë e mirë zërat për penalizimin e mundshëm të Flamurtarit për sezonin e ardhshëm, në sajë të çështjes “Gjoka” dhe vendimin e FSHF-së që kuqezinjtë duhet të likuidojnë trajnerin e Kukësit, për rrogat e prapambetura. Trajneri Duro, që nuk e beson penalizimin me pikë (në fakt, edhe juristi i federatës shqiptare të futbollit pranoi për “Sport Ekspres” se nuk mund të ndodhë ajo gjë, pasi trajneri ka zgjedhur paratë dhe jo dënimin për palën humbëse): “Nëse i hiqen pimë Flamurtarit, nuk do të vazhdoj të jem trajner. Por, nga informacionet që kam, nuk do të hiqet asnjë pikë. Kam folur me presidentin Idrizi dhe jam shumë i sigurt për këtë fakt”.

Sakaq, Duro iu kthye edhe lojtarëve që “u arratisën”: “Përfitoj nga rasti që t’I falënderoj ata që kam stërvitur vjet, sepse na mbajtën në kategori. Disa u larguan për objektivat e tyre. Me ndërrimin e ekipit të ri, kam pretendime të tjera. Në dy tre muaj, sezonin e shkuar, arrita maksimumin. Nuk mund të them që larguam lojtarë, ose u larguan, thjesht s’bënin pjesë në zgjedhjet e trajnerit, që ka pikëpamje të tjera. Pra, s’mund të quhen largim, por zgjedhje.

Çdo trajner ka pikëmapjet e tij. Flamurtari, në drejtimin tim, shpëtoi dhe jam i lumtur. Nga porta në sulm, duke kaluar nga mesfusha, mendoj se do të ketë konkurrencë, me afrimet e fundit. Të gjithë ata që kanë ardhur janë lojtarë që vjet kanë luajtur rregullisht. Kemi kundërshtarë të konsoliduar përpara, si Kukësi, Skënderbeu, Partizani. Jam si te Partizani përpara tre sezonesh, që mu desh ta ndërtoja”.

Sakaq, në lidhje me çështjen “Alvesh”, ja komenti i Duros: “Nuk kam qejf të përgjigjem. Ishte dhe ëhstë pjesë e listës time. Eshtë i vetmi nga Flaurtari që është paguar 100% dhe e jap me siguri. Ka kontratë edhe 1 vit, por të shohim çfarë do të bëjë. Ndoshta edhe nuk vjen. Duhet të vinte. Eshtë pjesë e jona, i mirëpritur. Mund të ketë marrë edhe pagë me vonesë, por e përsëris që është paguar. Dalin disa bllokada tani. Ai është 100% i yni”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *