Godet sërish Teuta, merr edhe një mesfushor boshnjak

Pak nga pak, Teuta po ndërton një ekip mjaft interesant dhe sot ka ardhur përforcimi i fundit, sepse faqja zyrtare e klubit në Facebook ka njoftuar për afrimin e mesfushorit boshnjak Anel Dediç.

Bëhet fjalë për një mesfushor 26-vjeçar nga Zenica, i aftë të luajë si organizator dhe si mesfushor i avancuar, pas sulmuesve.

Karriera e Dediç është ndarë mes Vitezit dhe Çelikut, ku në 4 sezonet e fundit ka qenë një titullar fiks në kampionatin boshnjak, me 98 ndeshje e 20 gola në kampionat, një mesatare fantastike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *