Ka ardhur koha për përshëndetjet për Neton. Portieri i dytë i Juventusit, protagonist në këtë vit në Kupën e Italisë, është gati të nisë aventurën e tij të re me Valencian, në Spanjë.
Valencia do të paguajë 6 milionë euro, plus një milion euro bonus.
neto ka firmosur një kontratë deri në vitin 2021, ndërsa çudia është klauzola e prishjes së kontratës, plot 80 milionë euro, sa Xhixhio Donaruma!
“Dy vite të paharrueshme, dy tituj, dy kupa, një grup i pabesueshëm… Faleminderit Juventus!”, shkruan në Twitter Neto.
UFFICIALE – @Neto_Murara al @valenciacf a titolo definitivo: https://t.co/lKeTYXxPgj #ObrigadoNeto pic.twitter.com/7x9NzCeQz7
— JuventusFC (@juventusfc) July 7, 2017