Gjermania ka triumfuar në Kupën e Konfederatave dhe natyrisht futbollistët e stafi drejtues janë shpërblyer.
Çdo futbollist ka marrë nga 50 mijë euro, çka do të thotë se vetëm 21 lojtarët e grumbulluar kanë fituar më shumë se 1 milion euro, plus stafi që ka pjesën e vet.
Shifra ishte diskutuar më parë senatorët e kombëtares, që nuk ishin në Rusi.
Kupa e Botës dhe Europiani natyrisht vlejnë shumë më tepër, por edhe shpërblimet për kombëtaren e femrave janë rritur ndjeshëm.
Premiot e Federatës gjermane për turne
| Kompeticioni | Shuma |
| Kupa e Botës | 300,000 euro/lojtar |
| Kampionati Europian | 300,000 euro |
| Kupa e Botës për femra | 65,000 euro |
| Kupa e Konfederatave | 50,000 euro |
| Europiani U-21 | 30,000 euro |
| Kampionati Europian femra | 22,500 euro |
| Kampione Olimpike | 20,000 euro |