Partizani mbyll merkaton, në Europë me dy përforcime

Blerim Kotobelli fillimisht dhe Gerhard Progni më pas: Partizani me shumë mundësi nuk do të bëjë përforcime të tjera për pjesëmarrjen në Europa League.

Klubi i kuq ka humbur këtë verë lojtarë me shumë peshë, duke nisur nga Ekuban e Torasa, pa harruar Ramadanin dhe Cetkoviçin, por për momentin afrimet e shumëpërfolura me firmën e Luçiano Moxhit nuk po duken.

Problem madhor është emri i kampionatit: shumica e futbollistëve nga Italia e kanë mjaft të vështirë të vijnë në Shqipëri, sidomos kur janë të rinj, pasi konsiderohet një hap pas në karrierë. Për këtë arsye, edhe lojtarët që priten nga futbolli italian nuk po duken ende, ose nuk janë ata që shpresoheshin.

Mbrojtja është e kompletuar, Progni në mesfushë do të japë një kontribut të rëndësishëm, por në sulm mbetet vetëm Sukaj dhe të gjitha shpresat janë që shkodrani të jetë në formën maksimale për ndeshjet në Europa League.

Më pas, në korrik e në gusht, do të punohet me qetësi për disa sulmues e mesfushorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *