“Si mund t’ia lë dikujt në dorë dashurinë e jetës, kombëtaren, pa pasur besim tek ai?… Armand Duka, i kontaktuar nga ABC News, në lidhje me rrëfimin e Xhani de Biazit për t’u larguar nga kombëtarja e Shqipërisë në fund të eliminatoreve, u përgjigj me këtë batutë, e cila në të vërtetë nuk tregon asgjë, ose më saktë, vetëm se sa e fsheh të vërtetën. Sepse, nëse dashuria e jetës ishte kombëtarja dhe besimi iu dha italianit që ta drejtonte, atëherë nuk mund të lihej deri në konsumim final dhe më pas te divorci…