Bare promovon Superligën: Ka lojtarë cilësorë!

Talenti i Atletiko Madridit: “Më pëlqen miksi i krijuar. Eshtë në dorën tonë të japim më të mirën. i ftoj tifozët të vijnë në “Selman Stermasi”

“Miqësorja me Francën dihet se çfarë kënaqësie është për ne. Luajmë me një prej ekipeve më të mira të kontinentit”. Kanë qenë këto janë fjalët e para të Kejdi Bares, “regjizorit” të mesfushës së Shpresës së Shqipërisë. Lojtari i Atletiko Madridit, që po stërvitet ng Diego Simeone, e konsideron deçizive këtë ndeshje sepse Franca njihet mirë nga të gjithë se ka lojtarë shumë cilësore në këtë kategori moshe dhe jo vetëm. “Në futboll nuk është e thënë që në ndeshje të tilla, edhe pse me karakter miqësor, të mos përfitosh për të dhënë e marrë më të mirën. Një paraqitje dinjitoze ndaj Francës, do të na shërbente shumë për një rezultat pozitiv në kualifikueset e Eeuropianit ndaj Estonisë një javë më vonë”, saktësoi mesfushori. “Nuk mendoj se diferencat të tjera do të ndikojnë në fushë. Ngarkesat pas mbylljes së një sezoni të lodhshëm si për ne ashtu dhe francezët janë të njëjta.

E konsideroj këtë sfidë me francezët dhe atë me Estoninë si një rast për të rifituar futbollistët tanë një shans afirmimi për më shumë hapësira në skuadrat e tyre. Te Atletiko janë shumë lojtarë që vijnë nga huazimi e pritet të ikin me këtë motiv në ekipe të tjera në sezonin e ri. Unë stërvitem e jap gjithçka. Them se ka ecur mirë puna për ta parë me besim të ardhmen time. Franca dhe kjo miqësore në Tiranë është një shans për të ndjekur jo thjesht një test miqësor, por shumë më tepër se sa kaq.

Për sa i takon kualifikuesve te Europianit ne synojnë një renditje sa më të mirë e cila vjen duke ngulmuar fort për arritjen e rezultateve pozitive. Më pëlqen kjo përzgjedhje e grupit edhe me lojtarë nga kampionati i Superligës shqiptare që krahas me ata që luajnë në shtetet e tjera përbëjnë një bërthamë të mirë në rritjen e pretendimeve të këtij grupi. E kujtoj atë fitore të Kombëtares në miqësoren me Francën në Elbasan ku Ergys Kaçe shënoi nga një goditje dënimi një eurogol.

Në stërvitje këto ditë po aplikojmë shumë skema të ngjashme. Ndoshta edhe nga një e tillë, qoftë edhe në një episod të vetëm mund të shënojmë e fitojmë. Do të ishte vërtetë një mrekulli për ne dhe gjithë shqiptarët futbolldashës kudo ku punojnë e jetojnë, mbylli Bare rrëfimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *