Propozimi “british”, tani në tavolinën e Dukës!

Artan Singa, presidenti i Kevitanit, pas një studimi të gjatë, ka dalë në përfundimin se skema më e mirë për të shmangur tolerime, aleanca dhe aludime ryshfetesh është ajo angleze

Struktura e kampionateve të futbollit shqiptar, duke përfshirë të gjithë piramidën nga Superliga, deri në Kategorinë e Dytë dhe skuadrat “B”, përfshirë edhe turneun e kupës, vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në vendin tonë, sidomos pasi ka pasur disa ndryshime gjatë viteve, por edhe për faktin se aludimet janë shtuar shumë dhe pasuar nga polemika për aleanca, tolerime dhe madje edhe afere të ndryshme. Edhe pse skema në fjalë nuk është se pëlqehet shumë, në zyrat e federatës shqiptare të futbollit ka mbërritur një propozim interesant, ky i bërë nga Artan Singa, presidenti i Kevitanit, që jeton në Angli. Ja se çfarë propozon ai:

“Duke u nisur nga tematika e problemeve që sipas meje ekzistojnë dhe po dëmtojnë shumë rëndë futbollin në Shqipëri, kam menduar tju propozoj disa ndryshime në strukturën e kampionateve tona të futbollit  duke aplikuar sistemin playuot dhe playoff siç e ka sot federata e futbollit në Angli, sa o përket organizimit të kampionateve. Keto sisteme nuk e pengojnë plotësisht mënyrën korruptive të shit-blerjeve të ndeshje por e minimizojn n maksimum këtë dukuri negative e shkatërruese të futbollit duke mos u dhënë mundësi për të bërë marrëveshje.

KATEGORIA E DYTË

Në çdo grup të ketë 14 skuadra, ku skuadra e renditur në vendin e 1-rë dhe të 2-të të ngjiten direkt nga secili grup dhe 4 të tjerat që vijnë pas në çdo grup të luajnë “play-off” për një vend të 3-të për secilin grup që të ngjitet në Kategorinë e Parë dhe të bien nga secili grup direkt 2 ekipe në Kategorinë e Tretë. Dhe 4 ekipet që janë të renditura sipër ekipit të parafundit në secilin grup të zhvillojnë “play-out” për të nxjerrë ekipin e tretë. Pra, bien 3 dhe ngjiten 3. Kjo formulë bën që 12 ekipe janë në luftë “play-off” ose “play-out” dhe vetëm 2 ekipe të mesit të jenë neutral, por që deri në javët e fundit do luftojnë për interesin e ngjitjes ose mosrënies së tyre.

KATEGORIA E PARË

Gjithashtu të ketë 14 skuadra në secilin grup dhe të zhvillojë sistemin “play-put” dhe “play-off” që do të thotë ekipi i parë të ngjitet direkt në Superiore, kurse 4 ekipet të renditura pas vendit të parë zhvillojnë “play-off” për të çuar një ekip të dytë nga secili grup. Kurse, të bien nga Kategoria e Parë 2 ekipe direkt në Kategorinë e Dytë nga secili grup dhe luhet “play-out” për ekipin e tretë të secilit grup. Këtu vendi 6, 7 dhe 8 janë ekipet e mesit të artë në përfundim të kampionatit.

KATEGORIA SUPERIORE

Të ketë 12 ekipe, ku dy ekipet e fundit në renditje bien direkt dhe dy të tjerat dalin nga eliminimi në “play-out” që do zhvillojnë 4 ekipet e renditura sipër vendit të parafundit (7, 8, 9 dhe 10). Vendi i 7-të ndeshet me vendin e 10-të, vendi i 8-të ndeshet me vendin e 9-të. Në të gjitha “play-off”-et dhe “play-out”-et, ndeshjet e para luhen në fushën e ekipit të renditur më dobët në përfundim të kampionatit. Në rast të rezultateve të barabarta në të dyja ndeshjet, shkohet direkt te penalltitë pa u luajtur kohë shtesë.

KUPA E SHQIPËRISË

Përsëri duke marrë si shembull FA-Cup në Angli propozoj: Të përfshihen ekipet e Superiores, Kategorisë së Parë, Kategorisë e Dytë dhe 3 ekipet më të mira në secilin grup në Kategorinë e Tretë. Dhe ndeshjet të luhen me 1 takim që të zhvillohet në fushën e ekipit të renditur më dobët në kampionate. Ekipet e Superligës të fillojnë të marrin pjesë pas raundit të 3-të dhe kjo do të sillte masivizim të aktivitetit dhe interesim më të madh të sportdashësve ndaj kësaj kupe. Ndeshjet gjysmëfinale të luhen në Shkodër dhe Elbasan dhe finalja në Tiranë. Gjithashtu me interes do të ishte që kjo kupë të kishte një sponsor të veçantë, ku dhe shpërblimi të ndryshojë ku për çdo kalim në raundin tjetër për ekipin të jepet shpërblim. Ekipi fitues shkon Europa League, por në qoftë se ekipi fitues, nga renditja e kampionatit, fiton të drejtën të shkojë në Champions League ose Europa League, atëherë finalistja tjetër e kupës fiton të drejtën e një vendi në Europë. Kjo do t’i jepte një tjetër vlerë Kupës së Shqipërisë.

SKUADRAT U-23

Të shihet mundësia nga FSHF-së e organizimit të ekipeve U-23 si një kampionat më vete dhe të quhet Kampionati i Rezervave (FK Tirana Rezervat ose FK Partizani Rezervat) dhe aty të jetë si një mini-superligë, ku të ketë dhe kampion nga ky kampionat. Ky sistem mundohet të përmirësojë sa më shumë respektimin e kampionatit dhe kupës deri në fund nga ekipet pjesëmarrëse. Ky sistem e minimizon deri në maksimum tolerancën dhe korrupsionin e atyre ekipeve që bëjnë favore në kurriz të të tjerëve dhe shton më shumë interesin për këto aktivitete për të mos i banalizuar me akte që s’janë të denjë për shoqërinë dhe komunitetin.

Çfarë tha Armand Duka në takimin me mediet?

“Të gjitha skemat e organizimit të garës kanë të mirat dhe të këqijat e veta. Duhen vënë në balancë. S’besoj se skema e kampionatit të fundit është më e keqe se e parafundit, pasi për vetë interesat që ka gara, pra që do të çosh një në Superiore, ekipet e tjera janë më pak të interesuara. Gropa që krijohet me dhjetë ekipet e tjera është më e madhe se sa me pesë. Kështu që s’do të thotë që ajo do ta eliminojë. Nëse shkojmë në një rritje numri, atëherë do të jetë edhe më e madhe gropa. Do të bjerë edhe më shumë interesi. Kjo është skema që u mendua për sa më shumë garë. Supozohet që lojtarët të edukohen me garë dhe jo me ndeshje jo impenjative. Realisht ishte një lloj eksperimenti. Departamenti i garave do t’i propozojë në tavolinë nëse është i mirë ky apo një tjetër. Çdo lloj skeme ka kritikat dhe avantazhet e saj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *