Kuli, thumba Bushit: Po Lushkja pse nuk u thërrit?

 

Lajmi i listës së publikuar nga Alban Bushi, trajneri i U-21 të Shqipërisë, në faqen zyrtare të federatës, ka pasur një koment tepër thumbues nga ish-lojtari, Bekim Kuli, që sot është bërë trajner. Ai ironizon faktin se pse mungon Regi Lushkja, një lojtar me prespektivë. “Po Regi Lushkja që ka 5 vjet që luan, 3 vjet me Besën e Kavajës edhe 2 vjet me Laçin, është 21-vjeç apo s’ka gjë se pret ky… Ka 100 ndeshje deri tani edhe 60 me Laçin këto dy vite të gjitha në formacion. Për mendimin tim, lojtari më i mirë në Shqipëri në rolin e tij. Vetëm ka një defekt, nuk del në gazeta se është çun i mirë i urtë… edhe Babin s’e ka të njohur se e ka kasap…”, ishte postimi i ish-sulmuesit që tashmë është trajner.

One thought on “Kuli, thumba Bushit: Po Lushkja pse nuk u thërrit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *