9 vite që nuk e linin titullin në dorë tjetër, Pirlo uron dhe paralajmëron Interin: Një u mbyll, epoka tjetër do të fillojë

Interi arriti të thyejë hegjemoninë 9 vjeçare të Juventusit, dukë fituar skudeton 4 javë përpara përfundimit te kampionatit. Zikaltërit u ndihmuan nga Atalanta, e cila dështoi të mposhtë Sasuolon ditën e sotme. Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo e ka uruar skuadrën e Antonio Contes për arritjen madhore, që i dha fundit suksesit prej 1 dekade të bardhezinjve.

“Unë e përgëzoj Interin dhe Conten për këtë titull të merituar. Tani duhet të ndryshojmë nëse duam të jemi përsëri kampionë. Epoka e Juves mbaroi pas 9 titujsh radhazi, por tjetër do të fillojë dhe ne synojmë të kthehemi atje ku ishim”.- u shpreh Pirlo. Pavarësisht fitores së Juventusit ndaj Udinezes, gara për vendin e katërt mbetet e hapur. Në raundin e 35-të të Serisë A, do të kemi mundësinë të shohim supersfidën Juventus-Milan. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *