9: si nota e Gjicit, si distanca nga kreu

0

Plot 9 pikë është diferenca mes Kukësit dhe Skënderbeut. Duke marrë parasysh dhe faktin se Kukësi është i mundur në të dyja takimet direkte, kjo i ndërlikon akoma dhe më shumë llogaritë. Milinkoviç ishte dukshëm i mërzitur pas ndeshjes me Skënderbeun, por nuk e mendon largimin, pasi presidenti Gjici i beson apo më saktë i ka besuar verbërisht deri më tani. Milinkoviç ishte trajneri më simpatik ( për atë që jepte me Luftëtarin) aq sa Gjici ndjente një “feeling” që në mesin e sezonit të shkuar. Pret shumë nga ai, më shumë se Gjoka që i dha titullin dhe Superkupën, Duro që i dha Kupën, apo dhe Cungu që kaloi tre ture në Europë.

Pak javë më parë, para ndeshjes me Vllazninë saktësisht Milinkoviç për Gjicin meritonte notën 9, që për ironi të fatit është dhe numri që shënon diferencën e pikëve. Ndoshta është penduar, por ndoshta dhe jo. Përderisa Milinkoviç beson se mund ta arrijë sërish vendin e parë, mund ta shtyjë dhe Gjicin që të besojë. Një 9 për Milinkoviçin, një 9 për pikët. Gjici vërtet mund të ketë ndryshuar dhe do të kërkojë që të gjejë vazhdimësinë dhe me stolin. Deri në fund Milinkoviç mund ta justifikojë notën, por a do të ketë durim Gjici deri atëherë?!

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.