7 vite dhe 4 trofe të fituar, Teuta e mbyll me Lorenco Vilën: Meriton vend në histori

Pas 7 vitesh, Lorenco Vila e ka mbyllur me Teutën. Një nga lojtarët më të rëndësishëm të durrsakëve në vitet e fundit do të nis një aventurë të re në karrierë. Klubi e ka vlerësuar maksimalisht duke i lënë edhe një vend në histori.

“Pas 7 vitesh dhe 4 trofe të fituar, Lorenco Vila largohet nga Teuta. Vila spikati në Akademinë e Teutës, dhe u afrua në ekipin e parë në 2016. Gjatë këtyre sezoneve ai ka fituar kater trofe me fanellën blu, ndërsa ka grumbulluar 200 ndeshje dhe ka shënuar 45 gola.

KF Teuta falenderon Lorenco Vila, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë aventurës së tij me “Djemtë e Detit”. Vila meriton një vend në histori për gjithçka ka dhënë. KF Teuta i uron suksese në vazhdim”, shkruhet në reagim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online