5 gola në 7 ndeshje, Ekubani tregon për pasimin magjik të Avdijaj: Po prisja në shtyllën e dytë!

Kaleb Ekuban është duke përjetuar një moment të artë me Trabzonsporin, ndërsa ka arritur të shënojë 5 gola në 7 ndeshje. Kulmi në këtë sezon që sapo nisi ishte padyshim tripleta ndaj AEK-ut në Athinë.

Por ish-sulmuesi i Partizanit ka arritur të shënojë edhe ndaj Fenerbaçes në ditën e djeshme, duke barazuar me rezultatin 1-1. Ndodhte për herë të parë që gjigandët turk të linin pikë në këtë kampionat, për më tepër në shtëpinë e tyre. Pasimi magjik do të vinte nga Avdijaj në krahun e djathtë, ndërsa Ekuban shpjegon këtë moment:

“Si fillimin nuk mund të them se kishim një pjesë të parë të mirë. Nuk ishte ndeshja jonë më e mira që kemi zhvilluar. Por jemi larguar me një pikë. Nuk jemi të mërzitur, por as të lumtur.

Sa i përket golit, unë pashë topin që shkoi në krahë gjatë atij kundërsulmi. Shoku tjetër i skuadrës shkoi për të sulmuar shtyllën e parë, ndërsa unë prita mbrapa. Arrita që të shënoja golin tim, pasi topi erdhi në mënyrën më të mirë”, ka thënë Ekuban. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *