VIDEO/ Gafa fatale e De Geas! Portieri i Manchester Unitedi-t bëhet qesharak, i kalon topi mes këmbëve dhe nuk e kupton çfarë ndodhi

Manchester United është duke barazuar kundër Evertonit. Ndeshja e vlefshme për FA Cup është në shifrat 1-1. Goli i barazimit për Evertonin erdhi falë një gafe fatale të David De Geas. Portieri spanjoll bëhet qesharak, teksa në minutën e 14 pëson një gol që nuk do të pranohej as në futbollin amator.

Lojtari i Evertonit hedh topin në shtyllën e parë, ku gjendej gardiani i Manchester United-it. Megjithëse gjendej i pozicionuar në vendin e duhur, topi rrjedh mes këmbëve të De Geas. Spanjolli nuk e kupton çfarë ndodhi dhe shfaq shenja hutimi, ndërsa Coady përfiton nga situata për të shtyrë topin në rrjetën e boshatisur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online