“Martini është pjesë e familjes, di si të na motivojë”, Vila tregon ndryshimin që pësoi Teuta: Kur ndërrohet trajneri…

Në mungesë të ndeshjeve të Kupës së Botës, vëmendja në emisionin “Botërori Katar 2022” në “Ora TV” është kaluar edhe nga kampionati vendas. Martini kthen Teutën te fitorja në ndeshjen e tij të parë pas riemërimit në krye të skuadrës. Një një lidhje paralele, Lorenco Vila ka treguar çelësin e suksesit në këtë fitore në Kukës, si dhe ndryshimin e sjellë nga Edi Martini.

“Siç e dimë të gjithë, fusha e Kukësit është shumë e vështirë. Sot, e marrë nga renditja, ishte një ndeshje direkte. Ishte një ndeshje mjaft e lu.ftuar dhe them se bëmë mirë sot. Trajneri i ri është pjesë e familjes së Teutës, sepse i ka dhënë shumë kupa. Di ta motivojë mjaft mirë ekipin. Na futi në tonus mjaft mirë. Na foli që nuk e meritojmë të jemi në fund të tabelës. Na karikoi shumë mirë dhe ne ia shpërblyem në ndeshjen e parë. Por duhet të kemi vazhdimësi, sepse nuk kemi bërë akoma asgjë.

Grumbullimi me Kombëtaren? Të grumbullohesh me Kombëtaren e Shqipërisë e ke ëndërr që kur nis futbollin. E realizova këtë ëndërr, por duhet të punoj shumë që të iki në një kampionat më të fortë dhe pse jo, ta bëj prapë.

Si gjithmonë, kur ndërrohet një trajner në skuadër lojtarët mundohen të japin 100%-shin që të jenë të gjithë pjesë e formacionit. Profesori foli më shumë që duhet të punojmë në aspektin psikologjik, që duhet të ngrihemi, sepse nuk është ai vendi që meritojmë ne.

A kam pasur mosmarrëveshje me Shkëmbin? Jo, jo. Me profesor Shkëmbin kam kaluar mjaft mirë. Edhe profesor Shkëmbi bëri një punë mjaft të mirë, por i mungoi fati”, është shprehur Lorenco Vila./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online