Ballkani siguroi një javë më parë fitoren e parë në grupet e Ligës së Konferencës. Ilir Daja vazhdon të shkruajë historinë me klubin nga Suhareka, që po njeh veç arritje nën drejtimin e tij. Bashkë me suksesin vijnë edhe tifozët.
Këta të fundit kanë treguar mbështetje maksimale për kampionët e Kosovës, duke tejmbushur stadiumin “Fadil Vokrri”. Klubi i Ballkanit ka njoftuar ditën e sotme se janë shitur të gjitha biletat e disponueshme për sfidën e nesërme kundër Sivasporit. “Fadil Vokrri” ka një kapacitet prej 13’500 tifozësh dhe atmosfera në Prishtinë pritet të jetë mjaft e gjallë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/