VIDEO/ Kujdeset për këpucët si t’i kishte fëmijë, Kros: E bëj këtë gjithë jetën, të paktën kështu më rrinë këmbët të ngrohta

Toni Kros ka një ritual që për shumë futbollist mund të quhet i pakuptueshëm në ditët e sotme. Pavarësisht milionave që ka në arkat e tij, mesfushori gjerman refuzon të ndërrojë këpucët e tij të futbollit. Lojtari i Realit kujdeset për to si t’i kishte fëmijë, teksa i pastron gjithnjë vetë dhe nuk lejon punonjësit e klubit t’i shërbejnë.

Përpara ndeshjes së mbrëmshme në Champions League, klubi spanjoll ka shpërndarë një video ku shihet Toni Kros me këpucët e tij në dorë dhe një tharëse flokësh. Mesfushori i “los blancos“ ka ngrohur këpucët e tij, ndërsa pranon se e bën diçka të tillë gjatë gjithë jetës.

“Kam gjithë jetën që e bëj këtë. Sidomos këtu, ku është pak më ftohtë. Të paktën këmbët e mia janë të ngrohta“, ka thënë Toni Kros. Në një intervistë të mëhershme, lojtari ka rrëfyer edhe marrëdhënien e tij të veçantë me takat e tij, të cilat nuk ndërronte asnjëherë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online