“4 pikë kundër kryesuesëve të Italisë janë shumë”, trajneri i Lille pas Milanit: Ju do të thoni…

0

Milani barazoi me Lille ditën e djeshme me rezultatin 1-1 duke e lënë të palëvizur renditjen aktuale të grupit H. Kuqezinjtë kaluN në avantazh me Castillejo, por lojtari Bamba balancoi shifrat në minutën e 65-të.

Pavarësisht barazimit, Milani tregoi një formë mjaft të mirë duke e dominuar ndeshjen, edhe pse në këtë sfidë mungonte sulmuesi kryesor Zllatan Ibrahimoviç. Këtë e ka pranuar vet trajneri i Lille i cili tha se gjatë 90 minutave mendoi dhe më të keqen.

“Nuk ishte aspak e lehtë sot! Milani e dinte se pas ndeshjes së parë nuk mund të lejonte shumë hapësira dhe ashtu bëri. Ishte ndeshje e mbyllur dhe provuam me disa goditja nga jashtë zone.

Por, ekipi ka meritën e madhe që gjeti barazimin, sepse ai gol që pësuam sapo nisi pjesa e dytë mund të ishte fatal për të na tronditur dhe mund të kishte shkuar shumë keq. Ju do të thoni që nuk fituam, natyrisht, duhet të përmirësohemi, por 4 pikë ndaj ekipit që kryeson kampionatin italian janë shumë dhe na bëjnë të mendojmë pozitivisht për të ardhmen”.- u shpreh trajneri i Lilles.

Ndeshjen e ardhshme Milani do ta luajë përballë Celtikut ku do të kërkohet me patejtër fitorja në mënyrë që të vazhdohët rruga e duhur drejt fazave finale të Europa Ligë. Në renditjen aktuale Milani ndodhet në vendin e dytë me 7pikë, 1 më shumë sesa Sparta e Pragës, teksa gjithçka mbetet e hapur në dy sfidat e mbetura. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.