4 orë para shortit/ Shqipëria do mësojë rivalët në grup, ja se kur do të luhen ndeshjet e Ligës së Kombeve

Vetëm katër orë nga kanë ngelur për të mësuar kundërshtarët e Shqipërisë në “Ligën e Kombeve”. Kuqezinjtë do të mësojnë rivalët e tyre në “Amsterdam”, ndërsa kanë mundësi që të “peshkojnë” edhe Kosovën.

Në “League-n C”, Shqipëria nuk mund të ndeshet dot vetëm me Greqinë, Malin e Zi dhe Gjeorgjinë, pasi renditen në grupin A dhe të parë. Ndërkohë një kundërshtar do të zgjidhet mes Kosovës, Maqedonisë, Bjellorusisë dhe Qipros. Gjithashtu nga një rivalë do të ketë edhe nga dy grupet e tjera të League C.

Më poshtë keni edhe skemën të shpërndarë nga vetë UEFA për mënyrën sesi do të procedohet me hedhjen e shortit për Ligën e Kombeve, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen në shtator, tetor dhe nëntor të 2020. /Sport Ekspres/

 

Nuk ndeshet dot me: “Greqi, Mali i Zi dhe Gjeorgji”.

Rivalët e mundshëm, nga grupi i dytë: “Kosova, Maqedonia, Bjellorusia, Qipro”.

Nga grupi i tretë: Estonia, Slovenia, Lithuania, Luxembourg

Nga grupi i katërt: Armenia, Azerbaijan, Kazakhstan, Moldova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *