“Kur ia bën edhe Duros, imagjino me Shehin”/ Flet Sinemati: Gjici heq edhe Guardiolën për tre javë

Situata te Kukësi është kryefjala e momentit në futbollin shqiptar. Ekipi që synon të arrijë titullin kampion në Superiore ka ndërruar trajnerin në një moment delikat, ndërsa po afrohemi në fundin e kampionatit.

Shehi ka ardhur në kryesimin e verilindorëve, por Gjici ia ka bërë të qartë: “Nëse nuk fiton titullin, shkarkohesh”. Pikërisht mbi këtë deklaratë ka folur edhe Sinemati në “Procesi Sportiv”, duke u shprehur se nuk e kupton sesi Shehi e ka marrë detyrën në fjalë.

“Unë nuk e di sesi Shehi e mori këtë detyrë. Gjici i tha që nëse nuk fiton titullin, shkarkohesh. Kur ia bënë edhe Shpëtim Duros që është trajneri i vjetër, imagjino tani me një trajner të ri. Pastaj Shehi del dhe thotë nuk kam presion. Nuk e kuptoj si e merr dhe këtu ka diçka që nuk shkon. Gjici edhe Guardiolën e heq për tre javë”, tha Sinemati. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online