“Premier League” është kthyer për 2022 në stilin e zakonshëm. Krye ndeshja e sotme ishte ajo mes Arsenalit dhe Manchester City, teksa topçinjë vinin pas rezultateve mbreslënëse dhe duhej të përballeshin me vendin e parë. Goli i parë i takimit erdhi nga Saka në minutën e 31 pas një aksion të bukur te Arsenali. Por 5 minuta të çmendura me ritmin intensiv i përkisnin harkut kohor 55-60. Në minutën e 55 ishte Granit Xhaka që shkaktoi penallti dhe në të 57 ishte Mahrez që dërgoi topin në rrjetë.
Po në të njëjtën minutë Gabriel u ndëshkua me karton të verdhë për shkakun e protestave. Ndërkohë vetëm një minutë më vonë Ake hoqi topin nga vija fatale për të marrë rolin e heroit, ndërsa Martineli u gjend me portën e boshatisur po në të 58, duke gabuar për të bërë më të vështirën. E për të mbyllur minutat e çmendura, Gabriel merr karton tjetër të verdhë në të 59 dhe duhet të linte fushën e blertë. Ndërkohë goli i përmbysjes së madhe erdhi nga Rodri në shtesë. /Sport Ekspres/