39-vjeç? Asnjë problem për “Benjamin Button”! E thotë Maldini, Ibrahimoviç me rinovim te Milani

Ibrahimoviç po kalon një moment mjaft të mirë tek Milani, teksa në ndeshjen përballë Cagliarit shënoi dopietë duke u ngjitur në kuotën 14 golave në Seria A. Edhe pse tabela e kryesimit të golashënuesve mbahet nga Kristiano Ronaldo, suedezi ka përqindjen më të lartë të golave në ndeshjeve. Drejtuesit e Milanit e shohim Zlatanin si lider dhe po tentojnë të rinovojnë me të edhe pse ky i fundit është në moshën  39 vjeçare.

Sulmuesi suedez e krahason gjithmonë veten me “Benjamin Button” ku mesazhi është i qartë: “Lind i vjetër dhe vdes i ri”. Në intervistën e fundit të bërë për Bein, drejtori sportiv i Milanit, Maldini, u shpreh se skuadra do të zgjasë kontratën me Ibrahimoviçin nëse ky i fundit e ndjen se është i aftë nga ana fizike për të vazhduar të luajë.

“Ibra është një lojtar i rëndësishëm për ne, jo pa qëllim e kërkuam nga Los Angelos Gallaxy që në 2018-tën. Rinovimi? Ai na tha se kjo do te? varet nga trupi i tij. Por ne?se ai vazhdon ke?shtu, nuk e shoh pse nuk do te? ishte me? me ne vitin tjete?r”, u shpreh Maldini. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online