Një surprizë e keqe erdhi për Rei Manajn gjatë ditës së djeshme, teksa futbollisti u paraqit në ndeshjen mes Barcelonës B dhe Prat. Në këtë përballje sulmuesi shqiptar arriti që të realizoi dopietë nga 11-metërshi, por teksa Manaj ishte duke festuar, nga krahu tjetër po goditej shtëpia e tij.
Disa hajdutë kanë hyrë me forcë në banesë duke shkaktuar një dëm të madh. Jo pak, por 70.000 euro janë vjedhur nga shtëpia e Manajt, së bashku me tre ora që kishin vlerë shumë të shtrenjtë. Policia është duke u marrë me rastin në fjalë dhe për momentin nuk kemi asnjë person që të jetë proceduar. /Sport Ekspres/