Një lojtar brazilian dhe portieri turk te Kosova, Bunjaku ndez diskutimin: Vokrri më ndaloi, kur do i fusim të huajt?

Në kohën kur Kosova është pranuar nga ana e UEFA-s dhe FIFA-s, trajneri i dardanëve në atë kohë, Albert Bunjaku, mendoi për përfshirjen e lojtarëve të huaj. Një portier turk dhe futbollisti brazilian Ariclenes da Silva Ferreira ishin gati për të përfaqësuar Kosovën.

Ky i fundit kishte luajtur me grupmoshat e Brazilit, ndërsa më pas me refuzimin e Kosovës zgjodhi që të pranonte ftesën e Rusisë, atje ku zhvilloi dy ndeshje. Në një intervistë për “Indeksionline”, Bunjaku tregon se ishte presidenti i ndierë Fadil Vokrri që e ndaloi këtë kalim. Nga krahu tjetër ndizet edhe një diskutim shumë i madh: “Përse mos të marrim lojtarët e huaj?”.

“E pyeta Vokrrin për sjelljen e Arit. E dija që kjo ishte ‘vetëvrasje’ menjëherë pas pranimit në UEFA dhe FIFA. Dhe sigurisht se mora një JO! Arin e kisha sa isha pjesë e Kalmarit. Ai pas disa muajsh mori nënshtetësinë ruse dhe luajti për Kombëtaren A. Kisha po ashtu një bisedë edhe me një portier turk. Në basketboll është normale, kurse në futboll jo. Nuk e di pse? Shtrohet pyetja ku të gjithë mund ta bëjnë këtë, kur do e hapim derën edhe ne”, u shpreh Bunjaku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online