Përse dështoi Adnan Januzaj? Futbollisti gjen fajtorin: Van Gal! Mendoja…po unë çfarë dua këtu?

Adnan Januzaj ishte në kryeqendër të vëmendjes disa vite më parë kur pavarësisht lutjes së mijërave tifozëve shqiptarë për të pranuar Kombëtaren e Shqipërisë, asokohe djaloshi i talentuar i Man.Utd vendosi të luante për Belgjikën. Që prej atij momenti, karriera e tij mori një rënie të lirë.

Futbollisti ishte pjesë e Mançester Junajtid në periudhën 2013-2017, por nuk arriti asnjëherë të tregojë pontencialin e tij. Megjithatë, në një prononcim për shtyp Januzaj ja faturoi dështimin trajnerit Van Gal, teksa sipas tij nuk i dha motivimin e duhur. “Unë nuk kisha trajnerin e duhur që të më rriste nivelin dhe të më shtynte të bëja më mirë. Kur erdhi Van Gaal, unë luaja një ndeshje në gjashtë. Ishte e vështirë dhe i thoja vetes, por unë çfarë dua këtu.”- u shpreh Januzaj.

Sigurisht që trajneri hollandez nuk preferoi të qëndronte në heshtje dhe ka reaguar ndaj këtyre akuzave ditën e sotme. Sipas tij ka trajnuar lojtarë mjaft të rinj çka vërteton të kundërtën e asaj që pretendon Januzaj.

“Nuk kam absolutisht nevojë që ta mbroj veten, kur dëgjoj të tilla padrejtësi. Puna ime flet qartë sesa të rinj janë stërvitur nën urdhërat e mia dhe drejtimin tim”- u shpreh Van Gal. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online