Rei Manaj ka pasur një ngarkesë të madhe fizike në javën e fundit. Sulmuesi u aktivizua për 90 minuta duke nxjerrë ndeshjen e jetës kundër Ukrainës, për të përdorur të gjithë potencialin e tij fizik.
Një tjetër ndeshje si titullar erdhi kundër Gjeorgjisë, teksa u pa qartë lodhja e tij fizike. Futbollisti është nisur drejt Turqisë dhe atje e ka parë veten sërish në formacion në datën 14 shtator, pa kaluar asnjë ditë pushim. Për fatin e mirë, Manaj realizoi golin e parë të këtij sezoni kundër Gaziantep, por në pjesën e parë pësoi një dëmtim për shkak të ngarkesës së madhe fizike që kishte kaluar. Tashmë pritet të shihet shkalla e dëmtimit, por sipas raportimeve të para, bëhet fjalë për një situatë shqetësuese. /Sport Ekspres/