Rezultate fantastike janë arritur nga Shqipëria e U-16 që është nën drejtimin e Ervin Bulkut. Pak ditë më parë nisi edhe turneu që u organizua nga UEFA në vendin tonë, ku ishin të përfshirë kuqezinjtë, Peruja, Irlanda dhe Luksemburgu.
Kombëtarja jonë arriti që të fitonte në tre takimet, për më tepër me golavarazhin mbreslënës 10-2. Fillimisht Shqipëria përmbysi Irlandën për të fituar me shifrat 2-1, mundi Perunë pastër 3-0 dhe Luksemburgun 5-1. Në këtë turne ishte si rregull që të aktivizoheshin të gjithë lojtarët e grumbulluar dhe ndaj Luksemburgut u arrit fitorja e thellë, pavarësisht ndryshimeve të detyruara në formacion.
Ndërkohë sa i përket lojtarëve që spikatën, veçohet sulmuesi i Perguias, Flavio Sulejmani. Tre gola të realizuara gjithsej dhe performanca e tij më e mirë veçohet ndaj Perusë. Dean Vranici realizoi dy gola të tjerë, ndërsa Jordi Jaku, Dejvi Duro, Dejvi Metaj dhe Ergi Bastari arritën të realizonin një herë në tre takimet. /Sport Ekspres/