Arturo Vidal ishte emri për të cilin Antonio Konte ngulmoi për ta sjellë te Interi, por kiliani është larg pritshmërive të trajnerit dhe klubit. Paraqijtet e tij në fushë nuk kanë qenë në nivelin e duhur dhe shpesh herë mesfushori është detyruar të lërë fushën përpara kohë. Diçka e tillë ka ndodhur edhe mbrëmjen e sotme, teksa në minutën e 72-të i ka lënë vendin Eriksenit.
Por Vidal nuk e përtyp dot lehtë zëvendësimin në ndeshjen ndaj Juventusit. Tundja e kokës tregoi qartë zgjënjimin e kilianit, që më pas shfryn ndaj Kontes. “22-shi del gjithmonë”, ishte fraza e përsëritur disa herë nga mesfushori zikaltër teksa dilte jashtë vijave kufizuese./Halit Delibashi-Sport Ekspres/