2024 nis me derbin në Superiore, ja se ku mund ta ndiqni përballjen Dinamo-Tirana dhe ndeshjet e tjera të kampionatit shqiptar

Superiorja po futet në gjysmën e garës që do të ketë vëmendjen dhe interesin maksimal. Që në momentin kur nisi ky kampionat, me formatin Final 4, sigurisht që ishte e ditur se javët e fundit do të ishin ato ku të gjithë tifozët do të ishin me sytë nga ndeshjet e futbollit shqiptar.

Dalëngadalë po afrohemi në këto ditë, periudha e provave dhe qetësisë, e njohjes së ekipeve dhe filozofive të trajnerëve, ka marrë fund. Tani hapat e gabuar nuk lejohen më, skuadrat do të luftojnë për t’u renditur mes më të mirave dhe për të arritur objektivat e tyre. Superiorja rikthehet sot në 2024 me derbin Dinamo-Tirana që luhet në orën 17:00. Kjo përballje do të transmetohet në “MCN TV”. Në ditën e nesërme do të jenë Egnatia-Skënderbeu dhe Partizani-Teuta, ndërsa e diela do të mbyllet me Laci-Erzeni dhe Vllaznia-Kukësi.

Të gjitha këto takime do të keni mundësi t’i ndiqni në “MCN TV”, ku në shoqërinë e Gerti Carcanit do të keni mundësinë për të dëgjuar edhe analizën e pas ndeshjeve dhe intervistat e protagonistëve. Por jo vetëm Superiore, MCN TV është në ndjekje edhe të Kategorisë së Parë dhe çdo evenimenti të rëndësishëm që lidhet me futbollin shqiptar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online