“200 fjalë për Tiranën kampione të 100-vjetorit, Partizanin e Gegës dhe Kukësin”! Gjoka “ulërin”: Shqiptarët nuk dinë t’i japin dorën fituesit

Përse në çdo fund të kampionatit ka gjithmonë histori dhe prapaskena që lidhen me fituesin? Ernest Gjoka, trajneri që doli kampion me Shkëndijën e Tetovës ka prekur një temë vërtet interesante në “Procesi Sportiv”. Tekniku i njohur është shprehur se shoqëria shqiptare e ka të vështirë që të pranojë humbjen dhe t’i japi dorën fituesit. E për këtë arsye nxjerrin gjithmonë justifikime dhe mundohen për t’ia bërë sa më të zezë arritjen fituesit në mënyrë që t’i ulen vlerat.

“Si ka mundësi, si ka mundësi! Unë kam 10 vite si trajner në Superiore. Si ka mundësi që në këto 10 vitet e fundit, edhe më përpara në fakt, gjithmonë kur mbaron kampionati, shoqëria jonë si gazetarë, trajnerë, futbollistë, e kanë të vështirë që t’i japin dorën fituesit. Në çdo vit e ka nga një histori. Tirana doli vjet kampione duke rrahur gjithë Superligën shqiptare, i mori të gjitha me radhë duke i mundur. Dolën 200 llafe dhe thanë fitoi se kishte 100 vjetorin. Para dy vjetësh doli Partizani kampion, Skënder Gega rrahu gjithë Shqipërinë.

Pastaj doli Kukësi që për 35 javë nuk u mund kurrë, por doli një penallti që u diskutua gjatë. Apo më përpara që ka fituar Skënderbeu. Problemi ynë është se e kemi të vështirë që t’i japim dorën fituesit. Si nuk arritëm njëherë që t’i japim dorën fituesit dhe t’i themi bravo. Pse duhet ta bëjmë gjithmonë të zezë? Pse nuk duhet të kapim njëherë të mirën ne? Po rriten ekipet tona dhe po nisin të kalojnë më shumë ture në Europë. Po e kemi shumë të vështirë të pranojmë fituesin. Kam vite që e mendoj këtë”, ka thënë Ernest Gjoka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *