Taulant Seferi është përshtatur më së miri në kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar ka luajtur sot ndeshjen e tij të 3-të me fanellën e Bodrumsporit dhe ka shënuar golin e tij të 2-të në kampionat. Seferi e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 54-t, duke i çuar shifrat përkohësisht në 2-0 përballë Adana Demirsporit.
Në minutën e 81-të lojtari 27-vjeçar kishte mundësinë të shënonte pëërsëri, por gjuajta e tij nga pika e bardhë e penalltisë nuk përfundoi në rrjetë. Në fund përballja mes Bodrumsporit dhe Adana Demirsporit përfundoi me fitoren 3-1 të vendasve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/