18 vjecari me të ardhme i Turbinës Vokli Laroshi, synon të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë

Turbina këtë sezon ka në përbërje ka shumë lojtarë të rinjë me prespektivë. Një nga këta është dhe portieri titullarë, 18 vjecari cërrikas Vokli Laroshi. Ky i fundit është në një formë të shkëlqyer dhe ka pesë takime rrjesht që nuk ka pësuar gol. Kjo gjë ka gëzuar së tepërmi vetë Laroshin, por dhe të gjithë stafin drejtues të Turbinës.

Gardiani cërrikas me të ardhme të madhe, është tepër cilësorë dhe me premisa të mëdha për të ardhmen. Ai ka luajtur një rol kryesor tek ekipi i verdhë, duke qënë shumë decizivë në këtë kampionat. Kur kanë ngelur edhe tre takime deri në fundë të kampionatit, Vokli Laroshi ka premtuar ta ruajë të pa prekur katërkëndorin cërrikas deri në fund të sezonit.

Jo vetëm kaq por Laroshi do bëjë cështë e mundur, për ta shpëtuar skuadrën e tij nga rënia. Ekipi cërrikas ka nxjerrë portierë cilësorë dhe Laroshi do kërkojë të eci pse jo në gjurmët e kapitenit të Partizanit Alban Hoxha. Synimi më i madhë i portierit me të ardhme Vokli Laroshi, është të jetë pjesë e kombëtareve së Shqipërisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *