“La Republica“ ka hapur sot një skandal në Itali, ku përfshihet edhe emri i Igli Tares. Përpos pretendimeve se drejtori sportiv i Lacios është pronar i një kompanie bastesh, dyshime hidhen edhe mbi transferimin e Vedat Muriqit në kampin bardhekaltër.
Për këtë çështje ka folur edhe një prej agjentëve të njohur sportiv italianë, Vinçenco Morabito, i cili zbulon për “Rai 3“ se Inzagi ka vënë duart në kokë kur mësoi se klubi pagoi 18 milionë euro për të siguruar firmën e Muriqit.
“Ai (Tare) ka një vëlla i cili është konsull shqiptar në Stamboll dhe papritmas ju paguani 18 milion euro për një lojtar që është një i paaftë… Simone (Inzagi) më tha: I vura duart në kokë. Muriqi, blenë Muriqin … 18 milion euro, që për Lazion, 18 milion janë shumë. Është një kosh i çmendur”, ka thënë Vinçenco Morabito./Sport Ekspres/