Pitër Krauç ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. Sulmuesi i njohur anglez ka publikuar në rrjetet sociale vendimin e tij për t’u tërhequr nga futbolli i luajtur në moshën 38-vjeçare.
Në janar la Stoken për t’u transferuar të Bërnlei. Kontrata i përfundon dhe gjiganti i repartit ofensiv vendosi t’i thotë stop. Liverpuli dhe Totenhemi ishin kulmet e tij në karrierë, ndërkohë që shënoi 22 gola në 42 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren angleze.
“Pas shumë diskutimeve vendosa të tërhiqem nga futbolli. Loja jona e mrekullueshme më ka dhuruar gjithçka. Jam mirënjohës ndaj gjithkujt që më ka ndihmuar të mbërrij dhe të qëndroj për kaq shumë kohë.
Nëse do të më thoshit në moshën 17-vjeçare që do të luaja në Botëror, në një finale Champions Lige, do të fitoja FA Cup dhe do të shënoja mbi 100 gola në Premier Ligë, nuk do e kisha besuar. Ka qenë një ëndërr e kthyer në realitet“, theksoi Krauç në postimin e bërë.
735 ndeshje zyrtare zhvilloi Krauç në karrierën e tij, gjatë të cilave shënoi 208 gola, 108 prej tyre në Premier Ligë.
After a lot of deliberation this summer I have decided to retire from football !
Our wonderful game has given me everything.
I’m so thankful to everyone who helped me get there and to help me stay there for so long. X— Peter Crouch (@petercrouch) July 12, 2019
If you told me at 17 I’d play in World Cups , get to a champions league final , win the Fa cup and get 100 @premierleague goals I would have avoided you at all costs.
It’s been an absolute dream come true ?— Peter Crouch (@petercrouch) July 12, 2019