E ka udhëhequr ekipin e tij, Vjener Nojshtad, me plot 22 gola në kampionat, teksa sonte ka qenë i pafat, pasi nuk ka gjetur rrjetën. Por, ajo që djeg më shumë është humbja e rëndë e pësuar brenda fushës ndaj St Poltenit, për play-off e ngjitjes në Bundesligë, pra në elitë.
Skuadra e shkodranit ka humbur 0-2 brenda fushës dhe tashmë, pas disa ditësh, do të udhëtojë në fushën kundërshtare dhe do t’i duhet një mrekulli. E nëse goli i parë i shënuar nga miqtë mund të përmbysej, ai që ka dhembur më shumë është goli i Eldis Bajramit, shqiptarit të Maqedonisë që ka edhe nënshtetësinë austriake.