Aliji e Llullaku zbresin nga kategoria

Virtus Entela bëhet ekipi i katërt që zbret nga Seria B italiane, sepse edhe sot barazoi 0-0 ndaj Askolit, ashtu si javën e shkuar, në vajtjen e turit play-out.

Sipas rregullores, skuadra me renditje më të mirë në fund të sezonit të rregullt përfitonte, në rast barazimi të përgjithshëm, pa pasur rëndësi goli në fushë kundërshtare.

Pas 90 minutave të shëmtuara të javës së shkuar, edhe sot nuk doli në dritë asnjë gol, me një lojë edhe më të shëmtuar. Entela në sulm, por pa asnjë ide, ndërsa në minutën e 50-të Aliji u zëvendësua, për të kaluar në një skemë edhe më sulmuese.

Asnjë minutë për Llullakun, peshë e vdekur prej muajsh, ndaj sulmuesi duhet të gjejë patjetër ekip ku të luajë rregullisht sezonin e ardhshëm, për të mos u konsideruar një ish-futbollist.

Në këtë mënyrë, me 2 barazime, Entela zbret nga kategoria dhe ashtu si Llullaku, edhe Aliji duhet të gjejë ekip të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online