15 minuta të çmendura në ndeshjen e Elhan Kastratit në Serinë B, akordohen 3 penallti dhe realizohet një autogol (VIDEO)

Ndeshja e Serisë B mes Cittadella dhe Pisa ishte një histori më vete teksa u shënuan deri në shtatë gola. Skuadra vendase ku luan edhe Elhan Kastrati fitoi 4-3, por ajo që ndodhi në fushë nga minuta e 53 deri në minutën e 66 të ndeshjes do të mbahet mend gjatë.

Në këtë periudhë, Pisa shkaktoi tre penallti dhe arritën të tundnin rrjetën e tyre me autogol. Me rezultatin 1-1 në minutën e 53-të u akordua një penallti për Cittadella. Megjithatë, portieri Nicolas shpëton goditjen e Enrico Baldinit, por gëzimi ishte i shkurtër. Në vazhdim të aksionit budallallëku i madh i lojtarit të Pizës, Marius Marin, bëri që të shkaktohet një tjetër penallti.

Baldini është shumë më i sigurt këtë herë. Ai shënoi për 2-1 dhe më pas pati emocione të reja në stadiumin Pier Cesare Tombolato që është vërtet e vështirë për t’u përshkruar. Hjortur Hermannsson ishte i pafat në minutën e 61-të dhe tundi portën e tij për avantazhin e vendasve 3-1 dhe më pas pesë minuta më vonë, arbitri akordoi për herë të tretë penallti. Këeshtu do të vinte edhe goli i katërt nga ana e Asencio, ndërsa Kastrati pësoi dy gola në minutat e mbetura. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *