15 gola dhe 4 asist në 17 ndeshje! Jude Bellingham nuk i beson syve dhe as vetes: Kam frikë se do të vijë dikush tani dhe do të më zgjojë nga gjumi…

Jude Bellingham e përforcoi Real Madridin këtë verë kur mbërriti nga Borussia Dortmund. Jo vetëm që iu shtua madrilenëve, por edhe forcoi Real Madridin në kuptimin e vërtetë të fjalës. Që nga fillimi i sezonit, ka mbajtur mbi supe Klubin Mbretëror dhe falë tij skuadra e Carlo Ancelottit është e parë në La Liga dhe ka arritur në 1/8 e Champions League.

Ëndrra e pothuajse çdo fëmije që fillon të luajë futboll është që një ditë të luajë për Realin. Bellingham e ka përmbushur dhe po e jeton më së miri ëndrrën e tij. Anglezi ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë katër asistime në 17 ndeshje për Los Blancos këtë sezon. Ai kaloi edhe një dëmtim të vogël, kështu që mund të themi me siguri se nëse nuk do të kishte ndodhur, performanca ndoshta do të ishte edhe më e mirë.

Bellingham ka qenë shumë i sinqertë në një bisedë me gazetarët dhe tregoi frikën e tij të madhe, se dikush do ta zgjojë nga gjumi.“Rri çdo ditë me frikën se dikush do të më zgjojë në çdo moment nga gjumi. Jam shumë i lumtur që jam lojtar i Real Madridit. Qëllimi im është të fitoj shumë trofe me Real Madridin dhe kombëtaren e Anglisë.

Shkoj në stërvitje çdo ditë sepse dua të jem më i mirë dhe Real Madridi më jep shansin më të mirë për ta arritur këtë. Unë dua të bëj gjithçka që duhet për të ndihmuar ekipin të fitojë”, tha Jude Bellingham, siç raporohet nga Mundo Depotivo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *