Manchester United po përpiqet të shtojë cilësinë për trajnerin Ten Hag. Paraqitjet e kohëve të fundit kanë qenë më shumë se zhgënjyese, prandaj “djajtë e kuq” janë hedhur në merkato për të përmirësuar organikën për këtë sezon. Objektiv i klubit anglez është Joao Felix, për të cilin kanë dorëzuar një ofertë të majme prej 130 milionë eurosh në tryezën e Atletico Madridit.
Por përgjigja e ardhur nga Spanja është negative. Felix ka një kontratë deri në vitin 2026 dhe është një element kyç në ekipin e Simeones. Atetico e Madridit nuk dëshiron të lëshojë talentin e saj, duke i prishur kështu planet Manchester United-it, që tashnë i duhet të kthejë sytë në një tjetër lojtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/