“12 maj është data më e bukur e jetës”! Labinot Ibrahimi: Dua të kthehem te Partizani, u habita pak si u largova

Labinot Ibrahimi është një prej atyre lojtarëve që është ngulitur thellë në zemrën e tifozëve të Partizanit. Me përkushtim të madh dhe dashuri për fanellën, asnjëherë nuk ka sjellë probleme për sjelljen e tij.

Një gjë ishte e sigurt për tifozët e kuq kur ekipi zbriste në fushë: “Labi do të japë gjithçka nga vetja”. I ftuar në emisionin “Fan Zone”, Ibrahimi tregon edhe njëherë me nostagji periudhën kur ka qenë pjesë e Partizanit, duke kërkuar edhe një rikthim të mundshëm.

“Situata në Kosovë është si në gjithë botën për Koronavirusin, por nuk duhet që ta bëjmë alarmante siç po e bëjnë shumë njerëz. E kam pasur shumë të vështirë në fillim në Kosovë, pasi kalova 6 vite me familjen e kuqe të Partizanit. 12 maj është data më e bukur për familjen e Partizanit pasi të shpallesh kampion pas shumë vitesh, nuk është e lehtë.

Shkëmbejmë mesazhe me presidentin e Partizanit, drejtorin, Gegën dhe të gjithë. Për mua personalisht data 12 maj është më e bukura e jetës. Ta shohësh Partizanin në këtë gjendje është e vështirë, shpresoj se do ta kalojë.

U habita edhe vetë sesi erdhi largimi nga Partizani, aq shpejt, por kështu ndodhi dhe jeta vazhdon. A do të rikthehem? Kam një kontratë me Prishtinën dhe duhet ta respektoj. Unë dua të rikthehem, por varet edhe nga dëshira e drejtuesve. Kur do ta mbyll karrierën? Nuk kam ndërmend tani, do të vazhdoj derisa të më mbajnë gjunjët”, ka thënë Ibrahimi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online