Nga një ish-milanist te dy ish-juventinë: Udinese ka vendosur të bëjë revolucionin e radhës, për të evituar katastrofën, sepse 11 humbje rresht janë shumë dhe rrezikohet seriozisht mbijetesa.
Masimo Odo e nisi shumë mirë, mori disa fitore rresht, por pastaj erdhi rekordi negativ dhe humbja ndaj Krotones fundjavën e shkuar ishte fatale, siç pritej.
Vendin e Odos e merr Igor Tudor, ish-mbrojtës i Juventusit. Kroati ka drejtuar Hajdukun e Splitit, PAOK-un, Karabuksporin dhe Gallatasarajin. Në fakt, Tudor nuk ishte zgjedhje e parë, sepse Edi Reja dhe Françesko Guidolin refuzuan, Andrea Mandorlini firmosi për Kremonezen, ndërsa me Andrea Stramaçonin nuk u arrit dot marrëveshja financiare.
Zëvendëstrajner i Udinezes do të jetë Mark Juliano, i cili dështoi tek Partizani, por i jepet një shans në Serinë A, edhe pse jo si trajner i parë.
A warm welcome to our new coach Igor Tudor!
We’ll have live updates from his first press conference as Udinese boss in a few minutes’ time! #BenvenutoIgor pic.twitter.com/HH3h1Npzyb
— Udinese Calcio (@Udinese_1896) April 24, 2018