Ballkani arriti që të kualifikohej në grupet e Conference League. Një arritje historike kjo e ekipit të Ilir Dajës që doli për herë të parë në Europë.
Dhurata nuk ka munguar për trajnerin shqiptar. Në bazë të marrëveshjes së bërë më herët, presidenti i Ballkanit i ka ofruar 100 mijë euro Ilir Dajés në rast të kalimit në grupet e Conference League.
Kjo është zbuluar nga gazetari Sadiku në emisionin Dueli Sportiv, ndërsa trajneri vlerësohet edhe me anën monetare për punën e jashtëzakonshme. /Sport Ekspres/